Këta janë 2 iranianë që qëndronin në Shqipëri: Pjesë e grupit që do sulmonte ambasadën e SHBA

0
275

Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, janë dy shtetasit iranian që ju është kërkuar që menjëherë të largohen nga Shqipëria, shkruan Gazeta Metro.

Dy zyrtarët iranian janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë.

Këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish shefit suprem të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit.

Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vendosur që t’i shpallë persona të padëshirueshëm dy përfaqësues diplomatikë të Ambasadës së Iranit në Tiranë, të cilëve u është kërkuar të largohet menjëherë nga vendi, shkruan Gazeta Metro.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, ka shkruar Cakaj../gazetametro.net