Këta janë 4 deputetët e LDK-së që po e kundërshtojnë prishjen e koalicionit me VV-në

0
602

Gazeta Blic nga burime brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së ka marrë vesh se janë katër deputetë që po e kundërshtojnë procedimin e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Kundërshtimin më të fuqishëm po e bënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të mos e procedojnë këtë mocion.

“Vjosa Osmani e ka kundërshtuar fuqishëm procedimin e mocionit”

Pos Osmanit, në mbledhje kundër mocionit ka qenë edhe deputeti nga Prizreni, Haxhi Avdyli, deputeti nga Suhareka, Ardian Shala dhe deputetja Marigona Geci.

“Deri tani këta katër deputetë po e kundërshtojnë mocionin”, tha ky burim.