Këta janë tre kosovarët e arrestuar në Shqipëri, dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

Tre kosovarë janë arrestuar në Tiranë.

Bëhet fjalë për tre të rinj nga Gjilani, Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, ndërkaq dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për media.

Vocaj tha se tre të rinjtë nga Kosova ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me trafikimin e armëve dhe lëndëve eksplozive në drejtim të Shqipërisë.

Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë operacionit janë konfiskuar edhe 203 kallëpe tritol, i destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale në Shqipëri dhe tre telefona mobilë dhe një veturë