Kievi goditet nga bombardimet ruse në mëngjes

Banorët e Kievit janë zgjuar sërish nën zhurmën e bombardimeve.

Raportohet se rusët kanë sulmuar një pallat 12-katësh në lagjen Shevchenko rreth orës 6 të mëngjesit.

Nga bombardimi është dëmtuar gjithashtu dhe një pallat 9-katësh që ndodhej afër ndërtesës së shenjëstruar nga ushtria ruse, shkruan BBC. Sipas raportimeve lokale nga bombardimi janë lënduar 2 banorë, ndërsa 35 të tjerë janë evakuuar nga pallati.

Zjarri u shua në orën 07:45 dhe ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar.