Kim Jong Un ,udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që ka vizituar Korenë e Jugut

0
197

Kim Jong Un është bërë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që ka vizituar Korenë e Jugut. Ai sot ka kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që nga fundi i Luftës së Koresë në vitin 1953.

Në një moment të pasur me simbolizëm dhe madhështi, kreu i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi.

Pas 65 viteve, Kim Jong bëhet lideri i parë i Koresë së Veriut që kalon kufirin dhe takohet me presidentin e Koresë së Jugut (Live)

North Korean leader Kim Jong Un, right, shakes hands with South Korean President Moon Jae-in Friday.

Image result for kim jong, truprojat

Kim tha se shpresonte për një diskutim “të sinqertë” në një shkëmbim të ngrohtë hapjeje.

Vetëm disa muaj më parë, retorika e Koresë së Veriut ishte e luftës, por tani ata mund të diskutojnë një traktat paqeje dhe kundër armëve bërthamore.

Pjesa më e madhe e asaj që do të përqëndrohet në samitin është rënë dakord paraprakisht, por shumë analistë mbeten thellësisht skeptikë për entuziazmin e dukshëm të Veriut për angazhim.
Samiti u cilësua historik edhe sepse ky është i pari në 10 vjet mes dy vendeve,  ndërkohë që Pheniani ka deklaruar se ka ndërmend të ndalojë programin bërthamor.
Liderët e Koresë Jugore dhe asaj Veriore Moon dhe Kim sot janë marrë vesh që ta përfundojnë luftën e gjatë shtatë dekada dhe të punojnë në “denuklearizim të plotë” të Gadishullit Korean, shkruan “Bloomberg”.
Dy presidentët kanë publikuar se është arritur marrëveshje pas takimit historik në kufi të këtyre dy shteteve, në vizitën e parë të liderit të Koresë Veriore në Jug. Vendet teknikisht ishin në luftë prej vitit 1950, ndërsa marrëveshja paqësore kurrë nuk është nënshkruar zyrtarisht.

Image result for two koreas sign joint statement

Moon dhe Kim kanë thënë se muajin e ardhshëm do të kenë bisedimet ushtarake ku do të arrihet “çarmatosja graduale”, por nuk kanë dhënë më shumë detaje. Ata kanë paralajmëruar plane që formalisht ta shpallin rezolutën mbi luftën dhe deri në fund të vitit ta shndërrojnë armëpushimin aktual në marrëveshje paqësore.

Dy palët kanë “konfirmuar qëllimin e përbashkët për Gadishullin Korean pa armatim nuklear nëpërmes të denuklearizimit të plotë”. Koreja Jugore dhe ajo Veriore janë pajtuar që të vazhdojnë të pranojnë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për denuklarizimin e gadishullit, pretendohet në kumtesë. Siç lajmëron “Bloomberg” nuk është sqaruar në detaje se çfarë do të thotë kjo.