Kjo është lista e personave që do të intervistohen për PTK-në (dokument)

Komisioni Hetimor parlamentar ka shqyrtuar sot edhe hartimin e listës së dëshmitareve që do të dëgjohen në Komision për Telekomin e Kosovës.

Nga dita e premte do të nisë intervistimi i dëshmitarëve nga ana e Komisionit Hetimor.

Kosova Press ka siguruar listën e dëshmitarëve që do të intervistohen nga komisioni. Në mesin e tyre janë krerët më të lartë të vendit e shumë zyrtarë të tjerë.