Vushtrri: Rrahin një person, ja çfarë ndodhi me dy të dyshuarit

Një person është sulmuar fizikisht nga dy persona tjerë në fshatin Nadakovcë të Vushtrrisë të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Viktima dhe një i dyshuar kanë marrë tretman mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Fsh. Nadakovcë, Vushtrri 16.12.2019 – 04:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima dhe një i dyshuar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, rasti vazhdon të hetohet./veriu.info/