Klinaku: OVL iu bënë thirrje të ftuarve që mos të shpenzojnë për të udhëtuar, gjykata t’i marr në shtëpi

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku në emisionin “55 minuta” në RTK ka deklaruar se nuk kanë nevojë të ftuarit të shpenzojnë mjete financiare për të udhëtuar në Hagë, nëse gjykata i fton duhet t’i marr të ftuarit në shtëpi.

Klinaku tha se pas dështimit të UNMIK-ut është thënë që EULEX-i do ta përmirësojë sistemin e drejtësisë. Pas dështimit të EULEX-it po thuhet që Gjykata Speciale do ta përmirësojë. Unë konsideroj që edhe kjo gjykatë do të dështojë. Këto më shumë janë spektakle, transmeton Fokusi.info.

Ai tha se një çek po shpërndanë ftesa dhe iu thotë të ftuarve që t’i marrin teshat me vete. Institucionet e Kosovës duhet ta hetojnë këtë mënyrë të shpërndarjes së ftesave, sepse nuk po bëhet në rrugë zyrtare.

Ndërkombëtarët e kanë degraduar sistemin e drejtësisë. Prandaj, sipas meje kjo gjykatë e ka për qëllim që t’i shantazhojë politikanët për të bërë kompromise politike.

Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë gjykatë vendore qe t’i ndjek krimet e luftës që ka shkaktuar Serbia dhe serbët, sepse ato nuk po ndiqen, tha në fund Klinaku/Fokusi.info/