Klinaku: Qeveria e Kosovës po e përgatit ndryshimin e ligjit, për të mos ua rritur pensionet veteranëve

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me ndryshimin e ligjit për mos rritjen e pensioneve të veteranëve të UÇK’së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se pasi t’i përfundojnë aktivitetet e “Epopesë së UÇK-së” (5,6,7 Mars), do të mblidhen kryesitë e të gjitha degëve dhe të diskutojnë për veprimet e tjera.

Ky është njoftimi i plotë:

Në ligjin për ndryshimin e ligjit bazik, me numër: 05/L-141, thuhet:

3.1. Deri ne kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik. E, ai kategorizim as që ka filluar qe 4 vite, për shkak se qeveritë nuk kanë dashur ta bëjnë këtë, por edhe nuk mund të filloj tani, për shkak se dosjet janë në Prokurori, e lënda në Gjykatë.
Prandaj, të mos bëhen çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale.

P.S
Sipas informacioneve, por edhe sipas asaj që kanë shkruar disa medie, thuhet se Qeveria e Kosovës po e përgatit ndryshimin e ligjit në fuqi, për t’mos ua rritur veteranëve pensionet.

Pasi t’i përfundojmë aktivitetet e “Epopesë së UÇK-së” (5,6,7 Mars), do të mbledhemi si kryesi dhe të gjitha degët, që të diskutojmë rreth veprimeve tona.