Klinaku: Të mos i shpërdorojmë rrethanat e krijuara! Nuk na ofrohen shpesh!

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka deklaruar se Kosova nuk bën ti shpërdorojë rrethanat e krijuara, sepse do të përballet me mbijetesë edhe për shumë dekada, shkruan Fokusi.info.

Sipas Klinakut, po e shfrytëzuam mirë rastin që na është ofruar, po e kuptuam drejt situatën ndërkombëtare, po e vendosëm mirë interesin tonë strategjik në rrethanat e krijuara, atëherë Kosovës e shqiptarëve mund t’u hapen horizonte e perspektiva të jashtëzakonshme.

Statusi i plotë:

Sot, politikan e burrështetas i vërtetë është vetëm ai i cili gjen zgjidhje që e lirojnë Kosovën nga ndërhyrjet e Serbisë e jo ai i cili qoftë përmes asociacioneve, apo autonomive për serbët e mban apo e thellon këtë ndikim!

Mbajtja apo thellimi i ndikimit të Serbisë për Kosovën do të thotë zgjatje e agonisë e e krizave, mbajtje apo thellim i stagnimit ekonomik etj.

Po e shfrytëzuam mirë rastin që na është ofruar, po e kuptuam drejt situatën ndërkombëtare, po e vendosëm mirë interesin tonë strategjik në rrethanat e krijuara, atëherë Kosovës e shqiptarëve mund t’u hapen horizonte e perspektiva të jashtëzakonshme.

Po e shpërdoruam këtë rast, po i shpërdoruam këto rrethana, Kosova do të përballet me mbijetesë edhe për shumë dekada!