Klinika “Ylli” demanton lajmin se kanë kryer teste false për Covid 19

Dje portali “Indeksonline” ka botuar një shkrim me titull: “Inspektorati Shëndetësor në aksion, zbulon klinikën që kreu teste fallse për Covid-19”, ku thuhet se nuk ka shkuar shumë kohë që kur Ministria e Shëndetësisë ka lejuar institucionet private shëndetësore të kryjenë teste për të zbuluar virusin Corona, që këto institucione të shkelin rregullat e të kryejnë testime fallse.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Inspektoratit Shëndetësor, e të cilët kanë zbuluar njëren nga klinikat që po kryen teste fallse, raporton IndeksOnline.

Është kjo klinika” Ylli” e cila ka kryer një test fallc e që është hetuar menjëherë nga Inspektorati, të cilët kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan Indeksonline.

Por, Klinika “Ylli” po e demanton këtë, duke pretenduar se Indexonline ka përhapur dezinformata, madje ka paralajmëruar se portalin në fjalë do ta padis në gjykatë, transmeton Fokusi.info.

Profesoresha Luljeta Ahmetaj ka shkruar se Rapid Tests Diagnostic Cortez janë teste të prodhuara në USA, me GMP ,CA dhe CE. Kjo fabrikë është një ndër 10 fabrikat më të njohura në botë.

Postimi i plotë i profesoreshës Luljeta Ahmetaj: