Komandant “Tigri” merr votat e VV-së për deputet, humb Enver Dugolli e tërhiqet Xhavit Drenori

Drenasi mbrëmë u shndërrua në një arenë përballjesh për të fituar kandidaturën për deputet.

Ajvaz Berisha, i njohur si komandant “Tigri”, ka arritur të merrte votat që të kandidohet për deputet në Këshillin e Qendrës së VV-së, në Drenas.

Ai ka mundur Enver Dugollin, ndërkohë që Xhavit Drenori u largua nga gara. Që të dytë nuk kanë reaguar fare.

Siç mësohet, kjo garë ishte mjaft e ashpër, pasi dy figura që u prit të kalonin Këshillin, Dugolli e Drenori, dështuan, shkruan Reporteri.

Sidoqoftë, komandant “Tigri” ka qenë konsull i përgjithshëm në Gjermani, ndërkaq tashti është profesor në Fakultetin e Shkencave Sportive.