Komuna e Prishtinës gjobit LDK-në me dy mijë euro pas tubimit elektoral

Komuna e Prishtinës ka gjobitur Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Një ditë më parë, drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, paralajmëroi se të gjitha partitë politike të cilat shkelin Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 do të gjobiten dy mijë euro.

E partia e parë e cila është ndëshkuar nga Komuna e Prishtinës është Lidhja Demokratike e cila ka mbajtur një tubim në kryeqytet.

Tahiri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, iu ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që janë marrë nga qeveria, në të kundërtën siç ka theksuar ai, në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Askush mbi ligjin!

Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.

Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë.