Komuna e Prizrenit anulon konkursin për 19 vende pune për drejtorë të shkollave

Drejtoresha komunale e Arsimit dhe Shkencës në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, ka thënë se është marrë vendimi për anulimin konkursit të 19 vendeve të punës për drejtorë e zëvendësdrejtorë të shkollave

Shpalosjen e detajeve për anulimin e vendeve të punës, Veselaj – Gutaj, tha se do ta bëjë në një konferencë për media që do të nisë nga ora 16:00, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë i gjeni emrat e shkollave në të cilat janë anuluar vendet e punës për drejtorë:

ShFMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren;ShFMU “Emin Duraku” në Prizren;ShFMU “Mati Logoreci” në Prizren;ShFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren;ShFMU “Haziz Tola” në Prizren;ShFMU “Xhevat Berisha” në Prizren;ShFMU “Dëshmorët e Hasit” në Kabash;ShFMU “Shtjefën Gjeçovi” në Zym;ShFMU “Hysni Temaj” në Kushnin;ShFMU “Bajram Curri” në Romaj;ShFMU “Pjetër Budi” në Lugishtë – Has;ShFMU “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në Mazrek;ShFMU “Mit’hat Frashëri” në Krajk;ShFMU “Liugj Gurakuqi” në Nashec;ShFMU “17 Shkurti” në Atmaxhë;ShFMU “26 marsi” në Landovicë;ShFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë;ShFMU “Besim Nrecaj” në Lutogllavë;ShFMU “Ekrem Rexha” në Lubizhdë;