Komuna e Vushtrrisë do të ndihmojë qytetarët e infektuar me koronavirus

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë në një mbledhje të jashtëzakonshme sot ka vendosur që t’i ndajë nga 150 deri 300 euro ndihmë për qytetarët e kësaj komune që janë të infektuar me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se nga ky vendim përfitojnë:

  • familjet me asistencë sociale,
  • familjet që nuk kanë të ardhura dhe
  • familjet që kanë më pak se 350€ të hyra mujore.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë Covid 19, Kuvendi i Komunës sot ka aprovuar Vendimin për përkrahje financiare 150-300 Euro, për të prekurit me Covid 19 në qytetin e Vushtrrisë.

Nga ky vendim përfitojnë vetëm:

-familjet me asistencë sociale,
– familjet që nuk kanë të ardhura dhe
– familjet që kanë më pak se 350€ të hyra mujore.

Shumë e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300€.
Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës.

Aplikimi mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi I pandemisë deri në përfundimin e sajë.

Kujtojmë që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë është thirrur nga grupi kuvendar i Partisë Demokratike të Kosovës me qëllim të përkrahjes financiare për të prekurit nga Covid 19.