Plaçkitet një lokal në këtë qytet të Kosovës

Të dielën rreth orës 22:50, një burrë ka raportuar se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës e kanë plaçkitur.

Viktimës i janë marrë para të gatshme dhe tre telefona celularë, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj, plaçkitësit janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.