Konfiskohen mbi 10 kg drogë në Merdare, i dyshuari ik nga autobusi

Mbi 10 kilogramë substancë narkotike është gjetur dhe konfiskuar mbrëmë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.

Njoftohet se droga është kapur të dielën në orët e vona në një autobus të linjës Kosovë-Austri.

Personi që kishte futur drogën në një çantë ka arritur të ik nga autobusi në drejtim të panjohur.

Njësitet përkatëse të policisë së Kosovës janë duke u marrë me rastin.

Droga është dërguar në laborator ndërsa i dyshuari është në kërkim të autoriteteve.