Konjufca aludon në zgjedhje të reja: Nëse LDK nuk e ka kuptuar rezultatin e 6 tetorit, do t’ia spjegojmë sërish

Sonte nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ka deklaruar në emisionin Pressing të T7, se LDK si duket nuk e ka kuptuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

LDK duhet ta dijë se LVV i ka fituar zgjedhjet dhe se i takojnë të gjitha atyre. Ne kemi bërë kompromis për Kryeparlamentarin dhe dhe për t’i pasur nga 5 ministri secila parti, por nuk do të pranojmë të bisedojmë për Presidentin.

Madje Glauk Konjufca i është kërcënuar LDK-së se nëse nuk e ka kuptuar rezultatin e 6 tetorit atëherë duhet që t’ia spjegojmë edhe njëherë, duke aluduar në zgjedhjet e reja.