Konjufca, Haradinajt: Je tërhequr nga dialogu, nuk ke të drejtë ta thërrasësh seancën

0
331

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë sot se Haradinaj nuk është dashur fare ta thërrasë seancën e jashtëzakonshme, ngase sipas tij kryeministri është tërhequr nga dialogu.

“Kryeministri nuk është dashtur ta thërrasë këtë seancë sepse ai është tërheqë nga dialogu me Serbinë, ndoshta këtë mbledhje është dashur ta thërrasë Limaj e jo kryeministri i cili është tërhequr nga dialogu”, ka thënë Konjufca.

Tutje, Konjufca ia ka përmendur kryeministrit edhe dokumentin e paraqitur më 13 dhjetor se si do të dukej marrëveshja me Serbinë.

Ai e ka pyetur atë nëse është tërhequr nga ai dokument.

“Kryeministri më 13 dhjetor e ka paraqitur një tekst të gjatë se si do të dukej marrëveshja me Serbinë. Ajo është më e rëndësishme se Platforma, sepse është vizion i Kryeministrit. Por çfarë ndodhi me atë dokument, a është tërhequr kryeministri nga ai dokument”, tha tutje Konjufca

Sipas Konjufcës, Delegacioni shtetëror nuk e ka asnjë kompetencë.

“Delegacioni shtetëror nuk e ka asnjë kompetencë. Delegacioni shtetëror i merr kompetencat përmes ligjit, dhe ligji ende nuk është miratuar”, përfundoi Konjufca.