Veseli: Javën e ardhshme do ketë seancë të jashtëzakonshme në mbështetjen e sektorit privat

Kreu i PDK’së Kadri Veseli tha se PDK do të thërras javëne ardhshme seancë të jashtëzakonshme, lidhur me përkrahjen e ndërmarrësve.

Ai në një konferencë për media tha se veprimet e qeverisë Kurti janë shumë sipërfaqësore dhe jo të mjaftueshme për sektorin privat, përcjell Periskopi.

Veseli gjatë vizitës sot te drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, tha se sektori privat është ai i cili ka mbajtur gjallë Kosovën.

“PDK do të ndërmerr hapa konkret për tejkalimin e kësaj, hapat e kësaj qeverie nuk janë të mjaftueshëm, sepse janë shumë sipërfaqësore. veprimet që janë duke i marrë qeveria Kurti janë jashtë ligjore, PDK do të marrë iniciative ku do të thërrasim seancë të jashtëzakonshme, përmes të cilës ne duhet të miratojmë një pako të miratimeve ekonomike e financiare që do të ndihmojnë këta ndërmarrës. Ku javën e ardhshme shumë shpejt do të kemi seancë të jashtëzakonshme, mesazhi është , qëndroni fuqishëm sektori privat se ju e keni ngritur shteti tone”, tha Veseli në konferencë.