Konjufca lë të hapur mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve në veri: Presidentja thërret në takim partitë politike

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se ata e japin mendimin e tyre politik, por që më pas janë institucionet që tregojnë për sigurinë dhe nivelin e rrezikshmërisë për mbajtjen e tyre.

“Është KQZ ajo e cila tregon se si është gjendja në terren, ajo i raporton Presidentes, e më pas presidentja i thërret partitë politike në takim dhe aty si Vetëvendosje tregojmë qëndrimin tonë. Aty zgjedhjet mund të mbahen, me Njësi Speciale të Policisë mund të mbahen dhe asgjë nuk ndodhë, askush nuk mund të bëjë asgjë”, tha Konjufca./Fokusi.info/