Konjufca përsëri ndryshe nga Kurti: Atë nuk e rrëzoi Grenelli, por dikush tjetër!

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Konjufca në “Debat Plus” ka thënë se qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka rrëzuar Grenelli e Amerika por grupimi i interesave të disa individëve.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u fuqizuan aq shumë institucionalisht sa që sipas tij kjo pengoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.

“Kurtin e rrëzoi interesi i përbashkët i këtyre katër personave që nuk është vetëm politikë. Aty ka biznese, terminale, tendera e qindra miliona që i kanë të përbashkët këta katër persona”, tha ai.