Konjufca takohet me homologun italian, Luigi Di Maio

Ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim homologun e tij nga Italia, Luigi Di Maio.

Me këtë rast do të diskutohet për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Italisë dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes dy shteteve.

Luigi Di Maio do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.