Konjufca tërhiqet nga detyra e kryeparlamentarit, ja kush po e udhëheq seancën

Glauk Konjufca është tërhequr nga pozita e kryeparlamentarit.

Pas betimit të 9 deputetëve, kur edhe ka thirrur që të hap seancën kreun e LV-së, Albin Kurtin, Glauk Konjufca ja ka kaluar udhëheqjen e seancës nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavcit.

“Prej këtij momenti ja kaloj fjalën që ta udhëheq këtë seancë nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavcit”, ka thënë ai.