Korfuzi tronditet nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në jug të Shqipërisë

Një tërmet ka goditur sot Korfuzin. Ai ishte me magnitudë 4.2 të shkallës rihter. Lëkundjet sipas Institutit Sizmologjik grek u regjistruan në orën 21:55 në det, pranë Korfuzit.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në juglindje të Lefkimit, ndërsa thellësia 19.5 kilometra. Tërmeti ishte i fortë, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm frikë dhe panik.

Lëkundjet u ndjenë deri në jug të Shqipërisë.