Koronavirusi në Itali – Mbi 10 mijë raste dhe 415 viktima në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 415 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 87,889 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 10,872 pacientë.

Ajo çfarë vihet në dukje është ulja e numrit të pacientëve në spital, ndërsa theksohet se shkalla e pozitivitetit është në rritje.

Veneto konfirmohet si rajoni me më shumë të prekur, duke numëruar 2583 raste, ndjekur nga Emilia-Romagna me 1,594, Lazio 1,205 dhe Lombardia 950.