Koronavirusi nuk është produkt laboratori, shkencëtarët tregojnë origjinën

Shkencëtarët thonë se është “e pamundur” që koronavirusi të jetë krijuar në një mjedis laboratorik.

Sipas disa teorive pretendohet se Koronavirusi është krijuar nga njerëzit ndërsa mediat shtetërore ruse u përpoqën të fajësojnë Anglinë lidhur me këtë javën e kaluar.

Por një raport i botuar në ‘Nature Medicine’ duket se hedh poshtë këto hamendësime duke pretenduar se është e pamundur që SARS-CoV-2 të jetë krijuar në laborator duke modifikuar një virus të ngjashëm me të.

Shkencëtarët që studiuan sëmundjen në një gjendje molekulare tregojnë se të dhënat e saj gjenetike nuk janë aspak të njohura prej shkencës dhe krejt të reja.

Shkencëtarët thonë se nga verifikimet e bëra në sekuenca gjenetike të virusit kanë bindjen se ka arrdhur nga një process natyral.

Rastet e personave të parë me Koronavirus u shfaqën në Wuhan nga njerëz që ishin gjendur në tregun huanan të gjësë së gjallë në qytet.

Shkencëtarët besojnë se personi i parë i infektuar mund ta ketë ndeshur atë në një lakuriq nate ose në një pangolin.

Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania