Kosova e ndëshkon Brnabiçin

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka reaguar edhe njëherë lidhur me deklaratat e kryeministres serbe Ana Brnabiç se kosovarët janë “të ardhur nga mali”. Për këto deklarata ajo ka marrë një ndëshkim nga institucionet e Kosovës. MPJ thekson se Brnabiç nuk do të lejohet të hyjë kurrë në Kosovë.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se kryeministrja serbe përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pacivilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas luftës së dytë botërore.

“Ministria e Jashtme e Kosovës, e udhehequr nga zevendeskryeministri Pacolli, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, Kryeministres Serbe Ana Brnabic kurrë nuk do t’i lejoj të hyjë në Kosovë për shkak të deklaratave të saj raciste dhe ofenduese ndaj 2 milion qytetarëve të Kosovës.

Ajo nuk ka qenë e gjendje dhe ska pasur vullnet të merret me të kaluarën e Serbisë dhe krimet e luftës të kryera nga Beogradi në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Ajo përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pacivilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas luftës së dytë botërore”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ndryshe, reagime të ashpra ka marrë Brnabiç nga gjithë liderët e shtetit, për deklaratat fyese ndaj popullit të Kosovës.

Për këto deklarata, BE nuk ka bërë asnjë reagim.