Kosova me gjashtë boksierë në Kampionatin Evropian për junior

Tre boksierë edhe tri boksiere do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian për junior-e 19 – 31 Gusht 2023 në Ploiesti.

Kosova do të marrë pjesë me: 52kg.Eldar Aliu,57kg.Denis Krasniqi,70kg.Luan Morina, dhe tre boksiere:52kg.Leona Dobratiqi,57kg.Suela Canolli,66kg.Orinda Xhakli, selektori i juniorëve Besnik Vranovci, selektori i femrave Faton Xhakli dhe gjyqtari Latif Demolli që është ftuar të ndajë drejtësinë në këtë Kampionat Evropian.