Barcelona e deklasoi Betisin (Video)

Barcelona e ka deklasuar Real Betisin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5 – 2 në ‘Camp Nou’.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të, kur Betis shënoi përmes Nabil Fekir, duke e befasuar Barcelonën.

Barcelona e barazoi rezultatin në minutën e 41-të me Antoine Griezmann për 1 -1.

Antoine Griezmann shënoi super gol minutën e 50-të, duket kaluar Barcelonën në epërsi për rezultatin 2 -1.

Barcelona ka shënuar edhe dy gola të shpejtë, ku Carles Perez shënoi në minutën e 56-të për rezultatin 3 -1.

Pastaj, Jordi Alba në minutën e 60-të për rezultatin 4 -1.

Arturo Vidal u fut në vend të Sergio Busquetsit në minutën e 74-të, për të realizua tre minuta më vonë një gol fantastik për Barcelonën.

E gjitha çfarë Betisi arrit në fund të bënte ishte ta ngushtonte epërsinë e katalunasëve në 5-2 me anë të Loren (79’).

https://www.youtube.com/watch?v=FscT94RYEcA