KQZ: Mbi 88 mijë qytetarë votuan deri në ora 11:00 në 21 komuna

88 mijë e 190 qytetarë apo 7,14 përqind kanë votuar deri në ora 11:00 në 21 komuna të vendit ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Të drejtë vote në këtë raund të dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

Këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 575 qendra të votimit me gjithsej 1,638 mijë vendvotime.