Krasniqi: Aktakuza e Speciales më lëndoi më shumë sesa burgjet e torturat nga Serbia

Jakup Krasniqi ka marrë sot fjalën në Gjykatën Speciale.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së tha se ndihet i njollosur nga aktakuza që ka ngritur Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Më ka lënduar aktakuza e ZPS-së, më shumë sesa burgjet e torturat nga Serbia”, ka thënë Krasniqi.

Ai e ka quajtur absurd njërin nga krimet e supozuara mbi të cilin ngarkohet.

“Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur unë isha vetë pjesë e kësaj partie”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se, pos tij, pjesë e këtij subjekti ishte edhe vëllai e mbesa e tij.