Një femër dhe një mashkull gjenden të vdekur në Prizren

Një femër dhe një mashkull janë gjetur në vdekur në një shtëpi në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prizren.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

“Në vendin e ngjarjes është duke u pritur të vij prokurori i rastit dhe të merret me procedurat e mëtejme”, tha Osmanollaj.