Krasniqi-Kurtit: Mos u nervozo kryeministër, pritjet nga ti i kam zero

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, duke i thënë ‘Mos u nervozo se nuk po bën asgjë, por vetëm po arsyetohesh’.

Në seancën plenare që po mbahet, Krasniqi ka kritikuar Kurtin duke i thënë se nuk ke pasur kohë të merresh me punë më të mëdha, por ke gjetur kohë për të dalë në piknik.

“S’ki nevojë me u bo nervoz, s’ki nevojë me u nervozu kryeministër se krejt çka po bon po del po arsyetohesh. Ti e ke marrë mandatin me qeverisë e me udhëheq vendin, jo me dalë e m’u arsyetu për secilën punë që po e ngrisin deputetët. Është e vërtet që po flet për probleme të vjetra, njerëzit po presin qasje të re, ajo që po shohim prej teje është probleme të vjetra dhe qasje të vjetër. Çështjen e energjisë ti nuk dallon asgjë prej Rmaush Haradinajt e Avdullah Hotit, sepse ky është problem prej asaj kohe, dhe këtë problem e kemi zgjedh ne në Kuvend prej vitit 2017 e tutje”, tha Krasniqi.

Ai madje i tha se pritjet e kësaj qeveria i ka zero.

“Ajo që neve na intereson është cila është qasja e qeverisë tënde. A je për apo kundër liberalizimit të tregut dhe nëse je kundër qysh mendon me shku në kundërshtim me obligimet e Kosovës në raportin me integrimin evropian që e kanë sjellë me miratimin e pakos të ligjeve të energjisë. Nëse je për, neve na intereson me dit se çka ki me bo ti ndryshe prej kryeminstrave që ti i ke sha e i ke kritiku në tana format. Ka kohë të shkurt që e keni marrë këtë mandat, po arsyetohni që s’keni pas kohë me bo punë të mdhaja, po kohë ke gjetë edhe për piknik, edhe për me marr një shtëpi 400 m midis Prishtine, kohë ke gjet edhe mu vaksinu i pari. Kohë pate për m’i bo disa punë që nuk të takojnë. Me të than drejtën pritjet prej teje i kam zero”, tha Krasniqi.