Krasniqi: Qeveria ndau 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar sot një video përmes së cilës ka treguar të gjeturat e raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën ku thuhet se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar pa prokurim formal në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën. #Regres”, ka shkruar kreu i PDK-së Memli Krasniqi.