Krasniqi takon të dërguarin special të Erdoganit për Ballkanin Perëndimor, u diskutua për situatën aktuale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar Sabri Demirin, të dërguarin e posaçëm të Ballkant Perëndimor të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Krasniqi e Demiri folën për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, teksa kreu i PDK-së e uroi Demirin edhe për fitoren e presidentit turk, Erdogan.

“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë”, thuhet në njoftimin e Krasniqit.

Postimi i plotë: