Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, PDK thërret konferencë për media

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media për ditën e sotme.

Siç është bërë e ditur, kryetari në Detyrë i këtij subjekti, Enver Hoxhaj, do të mbajë sot konferencë për media, në orën 14:00.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme do t’i takojë liderët e partive politike për t’u konsultuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se, PDK-në do ta përfaqësojë, Memli Krasniqi.

“Po, do të marrim pjesë në këtë takim. Memli Krasniqi do të marr pjesë nga PDK”, ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi.