LDK: Qeveria të mos e injorojë raportin e DASh-it

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga Qeveria e vendit që ta marrë seriozisht raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) lidhur me lirinë e mediave, sundimin e ligjit e korrupsionit e jo ta injorojë atë.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi në konferencë për medie teksa foli për mostransparencë të Qeverisë u shpreh edhe se është koha kur ekzekutivi duhet të fillojë të qeverisë dhe të sigurojë një ambient ku qeverisë ligji, liria e shprehjes e krijohen kushte për investimeve ekonomike.

“LDK kërkon që Qeveria e Kosovës të marrë seriozisht raportin e DASH dhe jo ta injorojë këtë për më tepër gjykuar nga zhvillimet e fundit në Kosovës po të vazhdojë kjo praktikë e shkeljes së ligjit ose moszbatimit të tij, raportet e ardhshme jo vetëm ai i DASH-it do të jenë edhe më shqetësuese. Sa i përketë mungesës së transparencës që Qeverisë e cila po ashtu nuk është kaluar pa u vërejtur në raportin e DASH si LDK kemi shprehur pakënaqësinë tonë për mosstransparencën e Qeverisë karshi proceseve me rëndësi për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës tash e një kohë[…]Po bëhen një vit e sa prej kohës që ka marrë detyrën kjo qeveri e cila konsiderojmë që duhet të nisë të qeverisë më në fund dhe të sigurojë një ambient që qeverisë ligji, ku liria e shprehëses dhe liritë tjera të garantuara me ligj dhe me kushtetutë mbrohen ku krijohen kushte të njëmenda për investime të huaja ku ka zhvillim ekonomik që aktualisht nuk po vërehet”, tha Mjekiqi.

LDK po dënon edhe sic thotë Mjekiqi praktikën e sulmeve ndaj mediave pa marrë parasysh prej nga vijën.

“Liria e shprehjes e cila është e garantuar me kushtetutën e Republikës së Kosovës është cenuar në raport me mediat e gazetarët duke iu referuar raporteve kredibile sipas të cilave disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe të ndryshme kanë ndërhyrë në veprimtarinë e mediave duke frikësuar përfaqësuesit e saj duke ushtruar presion mbi ta…LDK dënon praktikën e sulmeve ndaj mediave pa marrë parasysh prej nga vinë. Mosrreshtimi i sulmeve ndaj mediave, për më tepër e gazetarëve nga ana e Qeverisë jep një shembull të keq për shoqërinë dhe krijojnë mundësi që ai model të ndiqet edhe nga të tjerët”, u shpreh ajo.