Kryeministri Rama zbulon planin e hapjes, ja cilin shtet të BE do të imitojmë

Kryeministri Edi Rama duke cituar kancelarin austriak Sebastian Kurtz se plani i hapjes së Shqipërisë është i ngjashëm me atë të Austrisë.

Në fakt Austria prej sot ka filluar hapjen me masa strikte të dyqaneve të vogla por në maj planifikon të hapë edhe qendrat tregtare.

Rama thotë se plani i Austrisë është 10 ditë më i avancuar se ai i Shqipërisë por për më tej nxjerr edhe fjalën e kancelarit austriak në një intervistë së fundmi.

Stutusi i Ramës

? AUSTRIA KA NJË PLAN HAPJEJE TË NGJASHËM ME TONIN DHE MË TË AVANCUAR NË KOHË ME RRETH 10 DITË. JA ÇFARË KA SHKRUAR PARA PAK MINUTASH NË TWITTER KANCELARI AUSTRIAK:

“Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme. Nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment”.

FIKS?