Kuka: Majlinda dëshmoi se është një sportiste e jashtëzakonshme

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka në një prononcim për RTK, është shprehur shumë i lumtur me suksesin e Majlinda Kelmendit.

Majlinda rrëmbeu medaljen e artë në Lojërat Evropian “Minsk2019”.

Kuka tha se kjo fitore e Majlindës dëshmoi se xhudistja jonë është një sportiste e jashtëzakonshme.

“Qëllimi jonë është që në çdo garë të fitojmë medalje. Majlinda Kelmendi na mrekulloi me medaljen e artë si kampione evropiane. Majlinda e konfirmoi se është sportistë e jashtëzakonshme, e mbi të gjithat shqiptare e jashtëzakonshme”, tha Kuka.

“E mira e gjithë kësaj është se e ka mundur një garuese ruse dhe kjo është e mira e gjithë kësaj”, theksoi ai.

Kuka shpreson se edhe Nora Gjakova do ta fitojë medaljen e artë.