Kunati e vret kunatën duke e goditur me sende te forta në sy të vajzës së saj

0
229

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Çapoku në Paskuqan, ku kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij.

Eredet Çapoku ka goditur me sende të forta kunatën e tij, 38 vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lenë këtë të fundit të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e viktimës, nën prezencën e së ëmës dhe vajzës së 38 vjeçares.

Shkak për ngjarjen dyshohet se janë konfliktet familjare.

Ndërkohë autori i ngjarjes, Eredet Çapoku, është shpallur në kërkim nga policia.