Kurti dhe Rizvanolli bëjnë thirrje për kursim të energjisë elektrike

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

Ata, me anë të një videomesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, kanë deklaruar se janari dhe shkurti janë kritikë në përballje me krizën energjetike.

“Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë!”, thuhet nga Kurti dhe Rizvanolli.