Policia e konfirmon: Shpërthyen dy granata në Prishtinë

IndeksOnline raportoi ekskluzivisht se dyshohet që tek hoteli “Princi i Arbërit” kanë shpërthyer dy granata.

Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.

Policia per IndeksOnline ka konfirmuar rastin.

“Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese  të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.

Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, tha Flora Ahmeti nga PK./IndeksOnline/