Thaçi: Rënia e Enver Zymberit rrënoi ambiciet për krijimin e Republikës Serbe në veri

Presidenti Hashim Thaçi e ka kujtuar policin Enver Zymberi në tetëvjetorin e rënies së tij në detyrë.

Ai ka thënë se rënia e Enver Zymberit duke e mbrojtur sovranitetin e Kosovës i ka rrënuar ambiciet e Serbisë për ta krijuar një republikë të tyre në veri.

“U bënë 8 vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e heroit Enver Zymeri. Rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë. Përkulemi para veprës heroike të Enver Zymerit – heroit të Kosovës së lirë!”, ka shkruar ai.