Kurti emëron Nenad Rashiqin ministër për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës njofton se kryeministri Kurti e uroi Rashiqin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Ky ndryshim ndodhi pasi që kohë më parë Lista Serbe u tërheq nga Institucionet.

Këtë postë më parë e mbante kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.