Kurti flet me Sobotkan: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime

Në ditën që u mbajt për herë të parë konferenca ”Vienna Economic Talks”, në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Wolfgang Sobotkan, në vizitën e tij të parë zyrtare si Kryetar të Kuvendit të Republikës së Austrisë.

Ai tha se sot ishte një ditë e veçantë për të meqë në mëngjes mirëpriti Forumin Ekonomik të Vjenës, kurse orët zyrtare të punës, po i përmbyll me takimin me Kryetarin e Kuvendit austriak, Sobotka, transmeton klankosova.tv.

Në takimin që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen në çdo fazë të historisë së re të vendit dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të cilat janë të hershme dhe për të cilat angazhohemi që t’i forcojmë çdo ditë.