“Kurti i ka dy rrugë, ose ta lëshoj Kosovën, ose të vritet”, deklarata skandaloze e anëtarit të Nismës

Haxhi Hoti, anëtar i Nismës dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Kosovë ka kërcënuar seriozisht, kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruajtur se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet.

Sipas tij, Kurti nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.

Postimi i plotë i tij:

John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President.

Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.

Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet.