Kurti me përfaqësuesin amerikan në Kosovë diskuton për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë të arrihet brenda mandatit të kësaj qeverie”.

Kështu është diskutuar në takimin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pati me të ngarkuarin me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

Pos Kurti nga pala kosovare prezent ishte edhe Besnik Bislimi, i autorizuar nga Qeveria e Kosovës për të dialoguar me Beogradin.

“Ishte kënaqësi që të takoja Kurtin dhe Bislimin sot ku diskutuam për një mori çështjes, përfshirë planet për arrihet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit të tanishëm”, është shprehur Giacobbe.

Përndryshe, të martën Bislimi është takuar në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak është takuar edhe me Petar Petkoviqin, kryenegociatorin e Beogradit për dialogun me Kosovën.

Takimi trepalësh nuk kishte atë ditë. Por, një i nivelit të lartë është paralajmëruar.

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se së shpejti do të takohet Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.