Kurti: Me UNMIK-un flasim për vrasjen e Mon Balajt dhe Arber Xheladinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Taninm më datë 12 të këtij muaji.

E lidhur me këtë, deputeti i PDK-së Fadil Nura, gjatë seancës që po mbahet në Kuvend, e ka bërë një pyetje parlamentare ndaj kreut të ekzekutivit lidhur me vrasjen e Mon Balajt dhe Arber Xheladinit, kurse ky i fundit tha se në këtë takim me Taninm, kanë folur për dy çështje.

“Në atë takim që është mbajtur me përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara një ditë para seancës në OKB kishte vetëm dy tema, raportet e Kosovës me Serbinë dhe seanca në OKB.

“Aty foli edhe ministrja e MPJ-së, Donika Gervalla. Si kryeministër konsideroj që me UNMIK-un duhet të fillojmë të flasim për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt pasi që prokuroria jonë të filloj hetimet. Ne nuk mund të kemi as nuk duhet të kemi ndikim. Sa na përket neve si ekzekutiv, ne kemi bërë atë që mundemi”, u shpreh ai.