Kurti nuk i pranon punësimet familjare: Thur lavde për xhaxhain e Konjufcës, nipin e Bislimit e quan adekuat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sërish është pyetur në lidhje me punësimet e familjarëve që rezulton se nuk janë të vogla.

I pyetur nga deputeti Fadil Nura, PDK, për punësimet e xhaxhait të Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca, nipit të Besnik Bislimit i cili është zv/kryeministër në Qeverinë Kurti, dhe nipit të ministrit të brendshëm Xhelal Svecla.

“Rabit Konjuca, xhaxhai i kryeparrlamentarit Glauk Konjufca, Zgjim Tosumi nip i zëvendëskryeministrit, Besnik Bilsmi i punësuar në KShC, Gëzim Sveçla, nip i ministrit të MPB-së, u punësuar në MTI, Sami Uka, vëllai i deputetit Fitim Uka i punësuar në MSH, Drilon Zyba, Shkurte Aliu, Alban Krasniqi e të tjerë që lista vazhdon. Z. Kryeministër për një muaj e gjysmë jo që i keni ndal punësimet familjare por i keni dyfishuar”, ka thënë Nura.

Kurti vazhdoi të mohonte se në Qeverinë Kurti ka të tilla punësime, derisa nuk harroi lëvdatat për xhaxhain e Konjufcës.

‘’ Vendimmarrjet në bazë të mbiemrave nuk janë te ne, Gëzim Kostuni ka kaluar në pika vlerësimi, dhe është i pari në listë, është personi adekuat që duhet të jetë në atë post. Dhe afërsia e tij me zv/kryeministrin nuk qëndron, ne kemi bërë emërime politike jo punësime familjare, këshilltarët politik nuk janë shërbyes civilë’’, shtoi Kurti.

Tutje ai foli edhe për punësimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës, si këshilltar i ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj.

‘’ Mehaj ka vendosur ta emëroj Rabit Konjufcën, i cili akademinë ushtarake e ka kryer para se të lindë Glauku. Nuk ka shkelje të ligjit në asnjë rast’’, përfundoi Kurti.